Balliu në Komision: Sulmet ndaj familjarëve të politikanëve duhet të ndëshkohen me ligj

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka ngritur çështjen e etikës politike gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar, duke kërkuar që sulmet ndaj familjarëve të politikanëve të ndëshkohen me ligj.

Në fjalën e tij, Balliu deklaroi se emri i tij dhe i familjarëve të tij është përmendur në mënyrë të vazhdueshme në Parlament ndër vite, duke theksuar se kjo ka ndodhur që kur ai ishte ende minoren.

Sipas tij, praktika e përfshirjes së familjarëve në debatet politike është bërë e zakonshme dhe duhet të marrë fund.

Balliu theksoi gjithashtu se ndërkohë që flitet për etikë politike, në media dhe portale publikohen vazhdimisht artikuj denigrues ndaj politikanëve dhe familjarëve të tyre.

Ai përmendi edhe rastin e deputetes Albana Vokshi, duke thënë se ndaj saj janë publikuar disa shkrime ofenduese në portale të ndryshme.

Deputeti demokrat propozoi që kjo çështje të trajtohet seriozisht përmes një ligji që ndëshkon përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe sulmet ndaj familjarëve të politikanëve, si në Parlament ashtu edhe në media.

Megjithatë, Balliu theksoi se pavarësisht sulmeve të vazhdueshme ndaj tij dhe familjes së tij, ai nuk është ankuar dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related