Kapri solidarizohet me Vokshin pas debatit në Kuvend

Data

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka reaguar në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme lidhur me gjuhën e përdorur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj deputetes demokrate Albana Vokshi gjatë seancës parlamentare.

Kapri e cilësoi situatën të rëndë, duke theksuar se përdorimi i gjuhës seksiste ndaj një deputeteje është i papranueshëm në Parlament.

Sipas tij, kërkimfalja e bërë nga Balla nuk ishte e mjaftueshme për të mbyllur çështjen.

“Për ne ishte shumë e rëndë që kreu i grupit parlamentar përdor gjuhë seksiste ndaj një kolegeje të vjetër të parlamentit. Pavarësisht ndjesës së tij të sforcuar, për ne ishte e pamjaftueshme”, u shpreh Kapri.

Deputeti shtoi gjithashtu se reagimi i Parlamentit nuk ka qenë proporcional me situata të tjera të mëparshme, duke kujtuar përjashtimin e deputetit Agron Shehaj nga Kuvendi për 20 ditë.

Kapri shprehu solidaritet me Albana Vokshin dhe theksoi se pret që Kuvendi të marrë një masë ndaj Ballës.

“Duke përdorur gjuhë të papërshtatshme parlamentare dhe duke e kaluar me një ndjesë nuk është e mjaftueshme. Kolegia ka solidaritetin tonë dhe shpresojmë që Balla të marrë një masë nga parlamenti, qoftë edhe sa për sy e faqe”, tha ai.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related