Pas debatit në Kuvend, Albana Vokshi: Gjuha e përdorur ndaj meje ishte seksiste dhe shënjestër politike

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar pas debatit të zhvilluar një ditë më parë në Kuvend, ku kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu drejtua asaj me shprehjen “për ty Albana kam numrin 0900”.

Gjatë një deklarate në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Vokshi tha se gjuha e përdorur ndaj saj ishte seksiste dhe përbënte një sulm të qëllimshëm politik.

Ajo theksoi se dhuna verbale dhe psikologjike nuk duhet të ketë vend në Parlament dhe se situata nuk u menaxhua siç duhet nga drejtuesit e seancës.

“Dhuna verbale dhe psikologjike nuk ka vend në parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha, por jam ndjerë e lënduar për mënyrën se si u menaxhua situata nga kryetari i Kuvendit dhe për mungesën e distancimit nga gratë deputete të mazhorancës ndaj gjuhës seksiste të përdorur”, u shpreh Vokshi.

Sipas saj, deklarata e Ballës ishte një shënjestër politike ndaj opozitës dhe veçanërisht ndaj grave deputete të saj.

Vokshi e cilësoi gjithashtu të pasinqertë kërkimfaljen e bërë më pas nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, duke shtuar se kjo situatë duhet të kishte marrë një reagim më të fortë institucional.

Debati mes deputetëve ka shkaktuar tensione të forta në Kuvend, ndërsa opozita ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj Taulant Ballës për gjuhën e përdorur gjatë seancës plenare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related