Trump paralajmëron ndryshime në Kubë: “Regjimi nuk do të zgjasë shumë”

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Kuba po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe se ndryshimet politike në ishull mund të ndodhin në një të ardhme të afërt.

Në një intervistë për Politico, Trump theksoi se administrata amerikane ka rritur presionin ndaj Havanës përmes shtrëngimit të sanksioneve dhe kufizimeve në furnizimet me energji. Sipas tij, ekonomia kubane është përkeqësuar ndjeshëm pas ndërprerjes së furnizimeve me naftë nga Venezuela, që për vite ka qenë një nga burimet kryesore të energjisë për vendin. 

“Kuba gjithashtu do të bie. Ne i ndaluam të gjithë naftën dhe paratë që vinin nga Venezuela dhe tani ata duan të negociojnë”, deklaroi Trump, duke shtuar se Uashingtoni është në kontakt me udhëheqjen kubane. 

Kriza energjetike dhe ekonomike në Kubë është përkeqësuar që nga ndërhyrja amerikane në Venezuelë dhe ndalimi i furnizimeve me naftë për Havanën, gjë që ka shkaktuar mungesa të karburantit dhe probleme serioze me energjinë elektrike në vend. 

Ndërkohë, administrata amerikane ka paralajmëruar vazhdimin e presionit ekonomik ndaj Kubës, duke e konsideruar qeverinë e ishullit si një regjim armiqësor. Nga ana tjetër, autoritetet kubane kanë akuzuar SHBA-në për përpjekje për të destabilizuar vendin dhe për të ushtruar presion për ndryshim politik. 

Deklaratat e Trump vijnë në një moment kur tensionet gjeopolitike në rajon janë rritur, ndërsa Kuba po përballet me një nga krizat më të rënda ekonomike dhe energjetike të dekadave të fundit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related