Aksident në aksin “Shkodër–Muriqan”, automjeti humb kontrollin dhe përplaset me motomjetin

Data

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin “Shkodër–Muriqan”, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 16:30, automjeti me drejtues shtetasin I.B. ka humbur kontrollin dhe është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi M.H., 66 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related