Era e fortë mbush me rërë shëtitoren e Himarës, mbulohen stolat dhe hapësirat publike

Data

Erërat e forta kanë zhvendosur sasi të mëdha rëre nga bregu i detit drejt shëtitores së Himarës, duke mbuluar një pjesë të mirë të bulevardit përgjatë vijës bregdetare.

Rëra ka arritur deri në hapësirat publike të shëtitores, duke mbuluar stolat dhe zonat ku zakonisht kalojnë qytetarët dhe turistët.

Banorët e zonës janë shprehur të habitur nga ky fenomen, duke thënë se nuk ndodh shpesh që rëra të zhvendoset në këtë përmasë nga era.

Për shkak të sasisë së madhe të rërës së depozituar në shëtitore, pritet ndërhyrja e bashkisë me mjete për pastrimin e zonës dhe rikthimin e situatës në normalitet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related