Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjirokastër, ku një 72-vjeçare ka humbur jetën pasi ra nga tarraca e azilit të pleqve ku qëndronte.
E moshuara, Sheqere Zeko, u transportua fillimisht në Spitalin e Gjirokastrës, por sipas burimeve mjekësore ajo ka mbërritur e pajetë në pavionin e traumës.
Mësohet se 72-vjeçarja kishte pësuar fraktura në shpatull dhe në këmbë si pasojë e rënies nga një lartësi rreth 7 metra nga tarraca e azilit.
Sipas informacioneve paraprake, e moshuara ndodhej në tarracë duke soditur natyrën kur është rrëzuar, duke pësuar dëmtime të shumta në trup.
Pas transportimit me autoambulancë në spitalin e Gjirokastrës, ajo iu nënshtrua ekzaminimeve të para dhe fillimisht gjendja e saj u raportua e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Megjithatë, rreth një orë më vonë gjendja e saj u përkeqësua, çka detyroi mjekët ta dërgonin për trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit.
Sipas burimeve, 72-vjeçarja ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt këtij spitali.
