Lulzim Basha i është përgjigjur sërish me ironi kryeministrit, dhe kësaj radhe i rikujton se si ministër i Jashtëm “duke flejt gjumë” futi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat me Bashkimin Europian.
Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatalntik, më tej pyet kryeministrin se në 12 vite ai çfarë ka arritur, përveçse çoi shokët Erion Veliajn, Ilir Beqajn, Sajmir Tahirin, Arben Ahmetajn, Lefter Kokën dhe disa kryebashkiakë dhe deputetë në qelitë e burgut. Sipas tij, për Ramën kush nuk vjedh, fle gjum.
Ai vijon më tej duke ironizuar edhe krekosjen e kryeministrit kur thotë se “BE s’ka me kë të flasë përveç tij”. Basha thotë se një homolog i kryeministrit, ku Rama ulet me të në të vetmen tavolinë Euroatlantike që e gjeti gati si ajo e NATO-s, i ka thënë se “në fillim qeshnin me shakatë e Ramës, tani qeshin me Ramën”.
