Ermal Peçi: Kryeministri po përgatit ndryshime në Kodin e Procedurës

Data

Gazetari Ermal Peçi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të saj.

I ftuar në një studio televizive, Peçi u shpreh se qëndrimi që do të mbajë kryeministri Edi Rama në këtë çështje mund të sjellë një përplasje të fortë mes qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij, Rama ka tentuar ta mbrojë Ballukun dhe një veprim i tillë do të tregonte se ai nuk është mbështetës i reformës në drejtësi, siç ka deklaruar shpesh.

“Kam parashikuar që Rama do ta mbrojë me kartonë imunitetin e Ballukut dhe kjo do të rrëzojë maskën e tij si njeriu që ka mbrojtur reformën në drejtësi”, u shpreh Peçi.

Ai shtoi se kryeministri ka qenë i rrethuar nga figura politike që janë përfshirë në akuza për korrupsion, duke përmendur edhe ish-zyrtarë të afërt me qeverinë.

Sipas gazetarit, mënyra se si do të trajtohet çështja e Ballukut mund të hapë një “luftë frontale” më të ashpër mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë.

Peçi theksoi gjithashtu se qeveria mund të jetë duke përgatitur ndryshime në Kodin e Procedurës Penale, ndërsa paralajmëroi se krizat politike shpesh e bëjnë të vështirë mbijetesën e qeverive.

Në analizën e tij, ai përmendi edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve për rëndësinë e funksionimit të institucioneve të drejtësisë, duke theksuar se SPAK konsiderohet një “vijë e kuqe” për partnerët ndërkombëtarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related