“Hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Balluku nuk ndalen”, avokatja e PD Eda Grimci: Nëse Kuvendi nuk heq imunitetin, SPAK do të rikthejë kërkesën me vendim gjykate

Data

Kryetarja e PD, dega 9 në Tiranë, avokatja Eda Grimci, është shprehur se hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku do të vijojnë pavarësisht vendimit që mund të marrë Kuvendi për heqjen e imunitetit të saj.

E ftuar në një studio televizive, Grimci deklaroi se afati për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut përfundon më 16 mars, por kjo nuk do të thotë se procedura hetimore ndalet.

Sipas saj, nëse Kuvendi nuk jep autorizimin për heqjen e imunitetit, SPAK mund të paraqesë një tjetër kërkesë përmes gjykatës.

“Afati për shqyrtimin e kërkesës së SPAK skadon më 16 mars, por kjo nuk e bën kërkesën të pavlefshme. Ajo mund të ridrejtohet nga SPAK me një vendim gjykate”, u shpreh Grimci.

Ajo shtoi se mosaprovimi i kërkesës për heqjen e imunitetit mund të sjellë edhe reagime nga partnerët ndërkombëtarë dhe zhvillime të tjera në procesin hetimor.

Sipas saj, imuniteti parlamentar nuk e pengon SPAK që të vijojë hetimet ndaj Ballukut, përfshirë edhe kryerjen e kontrolleve në banesë apo veprime të tjera procedurale.

“Imuniteti nënkupton vetëm kufizimin e masave që lidhen me heqjen e lirisë, si arresti në shtëpi apo në burg, por nuk ndalon hetimet”, theksoi Grimci.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related