‘Ferma VIP’ drejt nisjes së sezonit të tretë, Arbana Osmani publikon pamjet nga prapaskenat

Data

Spektakli “Ferma VIP” po hyn në fazën përfundimtare të përgatitjeve për sezonin e tretë, ndërsa moderatorja Arbana Osmani ka ndarë me ndjekësit pamje nga prapaskenat e programit.

Tashmë është konfirmuar se Arbana Osmani dhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj, do të jenë në drejtimin e këtij edicioni të ri të spektaklit.

Pas një periudhe të gjatë aludimesh në media rreth stafit drejtues të programit, dyshja ka konfirmuar përfshirjen e tyre në këtë projekt televiziv.

Në pamjet e publikuara nga moderatorja në rrjetet sociale, shihet se puna për realizimin e spektaklit ka nisur intensivisht dhe se ambientet e “Ferma VIP” po marrin formë.

Programi pritet të mirëpresë fermerët e rinj VIP, ndërsa gjithçka po përgatitet për nisjen e sezonit të tretë nën regjinë e Eduart Grishajt dhe moderimin e Arbanës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related