Turqia nuk ishte objektivi i një rakete të lëshuar nga Irani që u pikas mbi hapësirën ajrore turke dhe u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes së NATO-s. Kështu deklaroi një zyrtar turk për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve AFP.
Sipas tij, raketa besohet se kishte si objektiv një bazë ushtarake në Qipron greke, por devijoi nga drejtimi fillestar gjatë trajektores.
Raketa iraniane u neutralizua në ajër nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s pasi u identifikua mbi hapësirën ajrore të Turqisë.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë deklaruar se Ankaraja rezervon të drejtën të reagojë ndaj çdo veprimi që mund të përbëjë kërcënim për sigurinë e vendit.
