Ngjarje e rëndë në Dibër: Plagoset efektivi i “Shqiponjave” gjatë operacionit për kapjen e një të shumëkërkuari

Data

Një efektiv i forcave speciale “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor për kapjen e një personi shumë të kërkuar në qytetin e Dibrës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë kanë ndërhyrë në një banesë trekatëshe për të arrestuar të dyshuarin. Gjatë ndërhyrjes, efektivi Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se është rrëzuar nga një lartësi pasi është shtyrë nga personi që do të arrestonte.

Megjithatë, hetuesit nuk përjashtojnë as mundësinë që polici të jetë plagosur me armë zjarri, pasi në zonë janë raportuar edhe krisma. Rrethanat e sakta të incidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet zyrtare.

Efektivi i plagosur ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë operacionin për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova dhe dëshmi nga vendngjarja për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related