Izraeli paralajmëron pas zgjedhjes së djalit të Khameneit: Do të eliminojmë çdo udhëheqës që kërcënon

Data

Pas raportimeve se Mojtaba Khamenei, djali i Ajatollah Ali Khameneit, është zgjedhur si Lideri i ri Suprem i Iranit, ka reaguar edhe Izraeli me një paralajmërim të fortë.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi iranian që vazhdon politikat armiqësore ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij do të konsiderohet objektiv për eliminim.

“Çdo udhëheqës i emëruar nga regjimi terrorist iranian për të vazhduar planin për shkatërrimin e Izraelit, për të kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe botën e lirë, si dhe për të shtypur popullin iranian, do të jetë një objektiv i padiskutueshëm për eliminim”, u shpreh Katz.

Ai theksoi se nuk ka rëndësi identiteti i liderit të ri apo vendi ku ai mund të fshihet.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë me forcë të plotë, së bashku me partnerët tanë amerikanë, për të çmontuar aftësitë e regjimit dhe për të krijuar kushtet që populli iranian ta përmbysë dhe ta zëvendësojë atë”, shtoi ministri izraelit i Mbrojtjes.

Deklaratat e Katz vijnë në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të fundit ndaj Iranit dhe zhvillimeve politike që pasuan vrasjen e Ajatollah Ali Khameneit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related