Caktohet 9 marsi/ Nis seanca e parë në themel për Erion Veliajn

Data

Është caktuar data 9 mars për zhvillimin e seancës së parë në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Më herët, me short u përzgjodh trupa gjykuese që do të shqyrtojë çështjen. Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Një vit pas arrestimit, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Veliajt, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 28 të pandehurve të tjerë, përfshirë individë dhe kompani. Gjyqtarja Etleva Deda rrëzoi kundërshtimet e të akuzuarve dhe miratoi kërkesën e SPAK për nisjen e gjykimit.

Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, mes tyre korrupsion pasiv në disa episode, shpërdorim detyre, mosdeklarim dhe fshehje pasurie, pastrim parash dhe futje e sendeve të palejuara në burg.

Sipas SPAK, ai dhe persona të tjerë dyshohet se kanë ngritur një skemë për përfitim ryshfeti në këmbim të favoreve ndaj biznesmenëve për leje ndërtimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related