Ora e Verës 2026/ Kur lëviz ora një orë përpara? Ja pse këtë vit data ndryshon

Data

Në vitin 2026, kalimi në orën verore do të ndodhë në natën mes së shtunës, 28 mars dhe të dielës, 29 mars 2026.

Në orën 02:00 pas mesnate, akrepat do të zhvendosen një orë përpara, pra do të shkojnë në 03:00. Kjo do të thotë se humbet një orë gjumë, por fitohen ditë më të gjata me më shumë dritë.

Pse data ndryshon çdo vit?

Data nuk është fikse sepse rregulli i Bashkimit Evropian përcakton që:

  • Ora verore fillon gjithmonë të dielën e fundit të muajit mars.
  • Ora dimërore rikthehet të dielën e fundit të tetorit.

Meqenëse ditët e javës ndryshojnë çdo vit në kalendar, edhe data konkrete e së dielës së fundit të marsit ndryshon.

Në vitin 2025, ndryshimi ndodhi më 30 mars.

Në vitin 2026, e diela e fundit e marsit bie më 29 mars, prandaj ora lëviz një ditë më herët krahasuar me vitin e kaluar.

Kalimi në orën verore synon të shfrytëzojë më mirë dritën natyrale gjatë muajve të pranverës dhe verës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related