Sulmi te Vila 31, Berisha: “Shpreh keqardhje, do flas në selinë e PD”

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët pas daljes nga SPAK lidhur me sulmin me mjete piroteknike ndaj Vilës 31, ish-rezidenca e Enver Hoxhës, gjatë protestës së së shtunës.

Berisha shprehu keqardhje për ngjarjen, por refuzoi të japë një koment të detajuar para ambienteve të SPAK, duke theksuar se do të flasë më gjerësisht nga selia e PD-së.

“Patjetër që shpreh keqardhje. Nuk do ta keqpërdor këtë tribunë këtu për të dhënë përgjigje. Të tjerat do t’i përgjigjem në seli,” deklaroi ai.

Ai tha se janë përdorur mjete piroteknike dhe theksoi se, sipas tij, askush nuk ishte në dijeni që brenda godinës ndodheshin persona. Berisha shtoi se nuk duhej të kishte ndodhur një situatë e tillë dhe kritikoi faktin që godina është kthyer në qendër kulturore.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta politike, ndërsa hetimet për rrethanat e sulmit vijojnë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related