Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi se rreziku i një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme është real, në dritën e zhvillimeve të fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Duke iu referuar një bisede telefonike me Tamim bin Hamad Al Thani, ajo theksoi se situata mbetet jashtëzakonisht e ndjeshme dhe kërkon përmbajtje maksimale.
“Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është real”, u shpreh Von der Leyen, duke shtuar se “për këtë arsye është urgjente nevoja për një tranzicion të besueshëm në Iran”.
Deklarata vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po bën thirrje për zgjidhje diplomatike dhe shmangie të një konflikti më të gjerë rajonal.
