Partia “Shqipëria bëhet” zhvilloi një tjetër protestë përballë Kryeministrisë, duke shënuar tubimin e saj të pestë kombëtar kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.
Qytetarë dhe mbështetës të lëvizjes u mblodhën në bulevardin përpara selisë së qeverisë, ndërsa aktivistët kanë mbi dy muaj që protestojnë në mënyrë të vazhdueshme në të njëjtin vend.
Gjatë fjalës së tij, kreu i lëvizjes Adriatik Lapaj hodhi akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në arritjen e qëllimeve të shpallura.
Tubimi u zhvillua nën masa të shtuara sigurie dhe përfundoi pa incidente.
