Trump: 48 udhëheqës iranianë u vranë në sulmet e përbashkëta

Data

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se 48 udhëheqës të Republikës Islamike janë vrarë gjatë sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael ndaj Iranit.

“Nuk mund ta besojë askush suksesin që kemi pasur; 48 udhëheqës u vranë me një goditje dhe gjërat po lëvizin shumë shpejt”, tha Trump në një intervistë për Fox News.

Në një prononcim tjetër për CNBC, ai u shpreh se operacioni amerikan në Iran po shkon “shumë mirë” dhe “përpara afatit të planifikuar”.

“Ky është një regjim shumë i dhunshëm. Nuk po e bëjmë këtë vetëm për veten tonë, po e bëjmë për botën. Gjithçka po shkon përpara afatit”, deklaroi presidenti amerikan.

Sulmet e përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit nisën të shtunën në mëngjes. Deri tani është raportuar për vrasjen e liderit suprem Ali Khamenei dhe disa komandantëve të lartë ushtarakë iranianë. Zhvillimet kanë rritur ndjeshëm tensionet në rajon, ndërsa pritet reagimi zyrtar i Teheranit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related