Delegacioni i BE-së reagon për protestën e PD-së: Shqetësim për aktet e dhunës

Data

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim paqësor.

Në deklaratën zyrtare, BE kujton se e drejta për tubim është një shtyllë themelore e një shoqërie demokratike, por duhet të ushtrohet me përgjegjësi dhe në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe sigurisë së individëve.

Delegacioni shprehu shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, duke theksuar se ato rrezikojnë jetët njerëzore.

Po ashtu, BE u bëri thirrje aktorëve politikë të tregojnë përmbajtje dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive, në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related