Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad raportohet gjithashtu i vrarë gjatë sulmeve ajrore të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit mbi Teheran, sipas agjencive të lajmeve dhe mediave ndërkombëtare që po ndjekin ngjarjen.
Raportimet thonë se Ahmadinejad u vra së bashku me truprojat e tij gjatë një goditjeje në rezidencën e tij në veri-lindje të kryeqytetit, ndërsa sulmet kanë prekur figura të tjera të larta të regjimit iranian në kuadër të operacionit ushtarak që ka shkaktuar përshkallëzim të konflikteve në Lindjen e Mesme.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Irani dhe aleatët e tij përgjigjen ndaj sulmeve të SHBA-ve dhe Izraelit që kanë prekur objektiva të lartë strategjikë në vend dhe kanë shkaktuar pasiguri dhe tensione të mëdha rajonale.
