Thaçi para Hagës: “Jam plotësisht i pafajshëm”

Data

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua plotësisht i pafajshëm para Dhomave të Specializuara në Hagë lidhur me aktakuzën e dytë për ndërhyrje në drejtësi. Të pafajshëm u deklaruan edhe Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi, të përfshirë në të njëjtin rast.

Ndërkohë vijon procesi kryesor për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Kryeprokurorja ka kërkuar 45 vite burg për Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, duke theksuar rëndësinë dhe peshën e akuzave.

Sipas aktakuzës së konfirmuar në vitin 2020, ata dyshohen për ndalim të paligjshëm, torturë, vrasje, zhdukje me forcë dhe përndjekje gjatë viteve 1998–1999 në Kosovë dhe veri të Shqipërisë. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm.

Pas përfundimit të deklaratave përmbyllëse, trupi gjykues pritet të japë vendimin brenda tre muajve. Procesi konsiderohet ndër më të rëndësishmit për drejtësinë ndërkombëtare në lidhje me luftën në Kosovë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related