Një tram elektrik ka dalë nga shinat në Milano dhe është përplasur me fasadën e një pallati, duke shkaktuar panik dhe ndërhyrje të menjëhershme të ekipeve të emergjencës.
Sipas raportimeve paraprake, tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa disa të tjerë janë bllokuar nën tram dhe po punohet për nxjerrjen e tyre.
Mjeti ishte nisur nga stacioni hekurudhor i Porta Genova-s dhe ka dalë nga shinat në zonën e Porta Venezia-s. Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa zona është izoluar për arsye sigurie.
