Një ditë pas ristrukturimit të kabinetit, kryeministri Edi Rama zhvilloi mbledhjen e parë me përbërjen e re të Qeverisë. Në tryezë munguan tre emra që u shkarkuan një ditë më parë: Belinda Balluku, Pirro Vengu dhe Elisa Spiropali.
Ndryshimet e konfirmuara në kabinet janë si më poshtë:
- Albana Koçiu emërohet zv.kryeministre, në vend të Belinda Ballukut.
- Enea Karakaçi merr postin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar Ballukun.
- Besfort Lamallari kalon në krye të Ministrisë së Brendshme, në vend të Koçiut.
- Toni Gogu emërohet ministër i Drejtësisë, duke zëvendësuar Lamallarin.
- Ferit Hoxha merr detyrën e ministrit të Jashtëm, në vend të Elisa Spiropalit.
- Ermal Nufi emërohet ministër i Mbrojtjes, pas largimit të Pirro Vengut.
- Eriona Ismaili bëhet ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke zëvendësuar Toni Gogun.
Mbledhja e qeverisë shënoi nisjen e funksionimit të kabinetit me përbërjen e re pas ndryshimeve të shpallura një ditë më parë.
