“Tërmet” në qeveri, Rama shkarkon disa ministra dhe emëron emra të rinj

Data

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një ristrukturim të gjerë në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar disa ministra dhe riemëruar të tjerë në poste kyçe.

Sipas ndryshimeve të njoftuara:

  • Belinda Balluku largohet nga detyra e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe zëvendësohet nga Enea Karakaçi.
  • Albana Koçiu emërohet zëvendëskryeministre.
  • Besfort Lamallari merr detyrën e Ministrit të Brendshëm, në vend të Koçiut.
  • Toni Gogu emërohet Ministër i Drejtësisë.
  • Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
  • Ermal Nufi merr postin e Ministrit të Mbrojtjes, në vend të Pirro Vengut.
  • Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Lëvizjet konsiderohen ndër më të bujshmet në kabinetin Rama, duke prekur disa nga dikasteret më të rëndësishme të qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related