Koçiu: Paketë e re ligjore për territorin, asetet e krimit në funksion të familjeve të efektivëve

Data

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, prezantoi një paketë të re ligjore që synon forcimin e mbrojtjes së territorit dhe goditjen e paligjshmërive.

Sipas saj, reforma përfshin riorganizimin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, fuqizimin e rolit të prefektit në koordinimin vendor – përfshirë edhe shtimin e dy prefektëve detarë – si dhe transformimin e Policisë Bashkiake në një strukturë më profesionale. Kjo e fundit do të mbetet pjesë e bashkive, por do të ketë një bërthamë qendrore për të garantuar rekrutime transparente, trajnim dhe standarde të unifikuara në të gjithë vendin.

Koçiu bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të projektit “Smart City” do të instalohen 5 mijë kamera sigurie në rrugë kryesore dhe pranë mbi 20 shkollave, me synimin për të rritur sigurinë publike.

Sa i përket luftës kundër krimit, ministrja deklaroi se gjatë vitit të kaluar janë sekuestruar dhe konfiskuar 65 milionë euro pasuri të dyshuara si të përfituara nga veprimtari kriminale. Ajo njoftoi se po përgatitet një bazë ligjore që këto asete të vihen në funksion të familjeve të efektivëve të rënë në krye të detyrës.

Ndër të tjera, Koçiu theksoi se po punohet për krijimin e një regjistri unik adresash dhe konfirmoi rritje pagash për 720 efektivë të strukturave speciale, përfshirë RENEA-n, Operacionalen dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë, ku paga maksimale do të arrijë në 2300 euro për gradën kryekomisar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related