Një përplasje fizike është regjistruar ditën e martë në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.
Sipas raportimeve, një biznesmen me inicialet A.B., i përmendur si përfitues i disa tenderave publikë, është konfliktuar me punonjës të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të ministrisë dhe është denoncuar nga vetë punonjësit që kanë qenë dëshmitarë të incidentit.
Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga Ministria e Ekonomisë lidhur me rrethanat dhe pasojat e konfliktit.
