Aksident në Korçë, makina përplas të moshuarën në vijat e bardha

Data

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën pranë stadiumit “Skënderbeu” në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” ka përplasur një këmbësore, e cila po kalonte në vijat e bardha në momentin e ngjarjes. Si pasojë e përplasjes, e moshuara është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të sqaruar shkaqet e plota të tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related