Këlliçi: Gazi në Namazgjasë i pajustifikuar, s’kishte arsye për ndërhyrje

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, reagoi për përdorimin e gazit lotsjellës pranë xhamisë së Namazgjasë gjatë protestës së fundit, duke e cilësuar ngjarjen të pajustifikuar.

Sipas tij, nuk ka pasur asnjë konfrontim që të justifikonte ndërhyrjen me gaz, ndërsa pretendoi se besimtarët u ekspozuan pa arsye ndaj tij. Këlliçi theksoi se opozita do të vijojë aksionin politik dhe se të gjitha format e reagimit mbeten të hapura, me vendimmarrje që i takon strukturave të Partisë Demokratike.

Ai shtoi se protestat kanë arritur të ndërkombëtarizojnë situatën politike në vend, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe faktorëve ndërkombëtarë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related