Tronditëse/ Foshnja ndërron jetë gjatë fluturimit për në Paris, vuante nga një problem i rëndë në zemër

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në një fluturim të kompanisë Air France nga Nairobi drejt Parisit, ku një foshnjë humbi jetën gjatë udhëtimit ajror.

Sipas deklaratës zyrtare të linjës ajrore, foshnja vuante nga një problem serioz në zemër dhe po transportohej drejt Francës për të marrë trajtim të specializuar mjekësor. Gjatë fluturimit, ajo pësoi një atak kardiak.

Ekuipazhi i avionit reagoi menjëherë duke ndjekur protokollet shëndetësore të parashikuara për situata emergjente. U kërkua ndihma e pasagjerëve me formim mjekësor që ndodheshin në bord dhe disa mjekë u përpoqën të ndërhynin për ta mbajtur foshnjën në jetë.

Ndërkohë, stafi i fluturimit kontaktoi autoritetet kompetente në Paris për të marrë udhëzime mbi menaxhimin e situatës pas mbërritjes. Pavarësisht përpjekjeve intensive për reanimim, ndërhyrja nuk rezultoi e suksesshme.

Foshnja udhëtonte me një eskortë dhe po dërgohej në Paris me shpresën për trajtim mjekësor, por fatkeqësisht nuk arriti ta përballojë komplikacionin shëndetësor gjatë fluturimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related