“Situata paraqitet kritike”/ Kreu i ARRSH: Aksi Librazhd–Përrenjas mbetet i mbyllur

Data

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozheli, deklaroi se situata në segmentin Librazhd–Përrenjas vijon të jetë kritike dhe rruga do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Sipas tij, fillimisht ishte menduar se bëhej fjalë për një plan rrëshqitjeje deri në gjashtë metra, por verifikimet në terren treguan se rrëshqitja është aktive dhe më problematike nga sa ishte parashikuar.

“Situata paraqitet kritike. Masat paraprake për krijimin e bajpasit dhe unazës sekondare nuk rezultuan efektive, kështu që aksi do të vijojë të mbetet i mbyllur”, u shpreh Kozheli.

Ai shtoi se po shqyrtohen dy mundësi për krijimin e një rruge alternative për banorët dhe qarkullimin e mjeteve: përdorimi i një rruge ekzistuese që është shfrytëzuar më herët, si dhe mundësia e hapjes së një rruge sekondare, sugjeruar edhe nga banorët e zonës.

Sipas ARRSH-së, zona e banesave po monitorohet vazhdimisht dhe deri tani nuk ka sinjale për një plan rrëshqitjeje që rrezikon drejtpërdrejt shtëpitë, megjithatë vëzhgimi do të vijojë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related