Kërkesa e SPAK/ Avokati i Ballukut: Të provohen pretendimet se rrezikon të prishë provat

Data

Avokati i Belinda Ballukut, Ardian Kalija, i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të provojë pretendimet se klientja e tij paraqet rrezik për prishje të provave hetimore apo për largim nga vendi, në kuadër të kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Sipas Kalijas, Balluku ka zbatuar masën e vendosur ndaj saj dhe nuk është paraqitur më në detyrë, duke respektuar plotësisht vendimin e gjykatës. Ai theksoi se ajo ka dorëzuar menjëherë dokumentet personale dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim që të justifikojë një masë më të rëndë sigurie.

“Prokuroria ka detyrimin të provojë kushtet se Belinda Balluku po tenton të largohet nga vendi apo të prishë provat, në një kohë kur kërkohet zëvendësimi i masës. Ajo ka zbatuar masën dhe nuk është paraqitur në detyrë. Zonja ka dorëzuar menjëherë çdo dokument personal. Kërkojmë rrëzimin e kërkesës”, deklaroi avokati Ardian Kalija.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i organit procedues dhe nëse kërkesa e SPAK për ashpërsim të masës do të pranohet nga gjykata.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related