Një konflikt është regjistruar në një lokal në qytetin e Burrelit, ku si pasojë një person ka mbetur i lënduar.
Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë në Spitalin e Burrelit dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Policia ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar si të përfshirë në ngjarje, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.
