Tragjike në Itali! Burri vret bashkëshorten me dy fëmijët e mitur duke i mbytur me zinxhir dhe më pas vetëdorëzohet. Dyshohet se trupin e gruas e copëtoi dhe… Feb 11, 2024 | 11:33

Data

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Altavilla Milicia në Itali, ku një 54-vjeçar ka vrarë në mënyrë makabre gruan e tij dhe dy fëmijët e mitur dhe më pas është e vetëdorëzuar në polici.

vret gruan dhe femijet e mitur me zinzhir itali

Mediat italiane raportojnë se Giovanni Barreca, mbrëmjen e djeshme (10 shkurt) ka vrarë duke i mbytur gruan e tij Antonella Salamone, dhe djemtë Kevin dhe Emanuel, të moshës 5 dhe 16 vjeç.

Sipas hetimeve të kryera, dy djemtë u mbytën nga babai i tyre me zinxhir. Fillimisht ai vrau më të voglin dhe më pas mbyti me zinxhir të madhin. Zinxhiri u gjet pranë trupit të Kevinit dhe gjithashtu dyshohet se ishte përdorur për të mbytur edhe Emanuelin

Sakaq, mësohet se vdekjes i ka shpëtuar vajza 17-vjeçare, e ka arritur të shpëtojë veten, por ka qenë dëshmitare e të gjithë ngjarjes.

Ndërkohë trupi i gruas nuk është gjetur ende, ndërsa dyshohet se Barreca e preu atë në copa dhe e dogji përpara se të telefononte autoritetet dhe të vetë dorëzohej.

Ai është gjetur pak kilometra larg vendit të masakrës dhe është arrestuar.

Hetuesit gjithashtu po vlerësojnë mundësinë e përfshirjen e personave të tjerë në krim, të cilët mund të kenë ndihmuan Barrecën në kryerjen e masakrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related