Avokati Ermal Hamataj deklaroi se vrasja e 31-vjeçarit Egli Pashollari pranë ish-parkut nuk ishte e paramenduar, por ndodhi në kushtet e vetëmbrojtjes që, sipas tij, kanë kapërcyer kufijtë ligjorë.
Ai theksoi se ngjarja lidhet me një konflikt të çastit dhe një tronditje të fortë psikike, duke argumentuar se reagimi instinktiv për të mbrojtur familjen mund të çojë në veprime që bien ndesh me ligjin.
Sipas Hamatajt, situata ka degjeneruar gjatë përplasjes fizike dhe nuk bëhet fjalë për një akt të planifikuar, por për një reagim të menjëhershëm në një moment tensioni të lartë.
