Basha: Çështja e UÇK-së në fokus, vendimi pritet në mars

Data

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, deklaroi se kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e Bordit të Paqes, arriti të tërhiqte vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas Bashës, ndërhyrja u bë në momentin e duhur, duke qenë se procesi ka hyrë në fazën përfundimtare dhe tashmë pritet vendimi i gjyqtarëve. Ai theksoi se pas përfundimit të aktivitetit pati një takim mes Presidentit Trump, Presidentes së Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë, ku, sipas tij, mund të jenë diskutuar më gjerësisht këto zhvillime.

Basha u shpreh se politika duhet të reagojë, pasi sipas tij, në këtë proces po njolloset sakrifica e luftës së UÇK-së.

Prokuroria Speciale ka kërkuar nga 45 vite burg për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, ndërsa vendimi i Gjykatës Speciale pritet të shpallet në muajin mars.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related