Plagosja te Delijorgji, dyshohet për konflikt pasioni

Data

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur në zonën e ish-parkut të autobusëve, te Delijorgji në Tiranë, ku një person mbeti i plagosur.

Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, konflikti dyshohet të ketë nisur për motive personale, të lidhura me një histori dashurie. Autori i dyshuar, Besjar Ferazini, thuhet se ka pasur më herët një lidhje me të njëjtën femër që aktualisht bashkëjetonte me të plagosurin, Akil Koxhaxhiku.

Sipas informacioneve të raportuara, mes palëve ka pasur tensione të hershme, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një përballjeje direkte. I plagosuri është qëlluar në bark.

Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe transportimit të menjëhershëm në një spital privat në zonën e Rrugës së Kavajës, ai ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related