Nesër mblidhet Këshilli i Imunitetit, në shqyrtim kërkesa e SPAK për Ballukun

Data

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit pritet të mblidhet nesër për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për autorizimin e masës ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Mbledhja vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit që të trajtojë pa vonesa kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Fillimisht, kryeministri Edi Rama ishte shprehur se nuk kishte urgjencë për trajtimin e saj, duke argumentuar se Balluku është e pezulluar dhe mund të hetohet pa pengesa.

Nëse Kuvendi miraton heqjen e imunitetit, kjo do t’i hapte rrugë zbatimit të masës së kërkuar nga SPAK, e cila mund të përfshijë arrest me burg, arrest shtëpie apo kontroll banese, sipas vendimit që do të marrë gjykata.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related