Vokshi: Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira, Shqipëria meriton demokraci

Data

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar se krijimi i një qeverie teknike është kushti i panegociueshëm i opozitës për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend.

E ftuar në një emision televiziv, Vokshi u shpreh se protestat e nisura nga opozita janë një premtim i mbajtur ndaj qytetarëve dhe synojnë t’i japin fund asaj që ajo e cilëson si “krim elektoral” dhe manipulim të proceseve zgjedhore.

Sipas saj, zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqësojnë vullnetin real të qytetarëve, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se prej vitit 2013 nuk ka organizuar asnjë proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Vokshi theksoi se Partia Demokratike ka dokumentuar parregullsitë dhe i ka paraqitur ato edhe para faktorëve ndërkombëtarë. Ajo përmendi si model rastin e Maqedonisë së Veriut, ku një qeveri kujdestare u përdor për të kapërcyer krizën politike.

Në deklaratën e saj, Vokshi u ndal edhe te zhvillimet që lidhen me ministren Belinda Balluku, duke theksuar se kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të saj është një hap i rëndësishëm në drejtim të hetimit të aferave të pretenduara korruptive.

Sipas saj, krijimi i një qeverie teknike mbetet hapi i parë për rivendosjen e besimit te procesi zgjedhor dhe për garantimin e legjitimitetit demokratik në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related