Balliu: Rama shpif për të mbrojtur pushtetin, Shqipëria meriton drejtësi

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor sulme dhe shpifje për të mbrojtur pushtetin dhe, sipas tij, abuzimet me fondet publike.

Në një videomesazh, Balliu shprehet se retorika e kryeministrit synon të largojë vëmendjen nga, siç i cilëson ai, aferat korruptive dhe keqqeverisja.

“Shqipëria meriton drejtësi dhe një qeveri që i shërben qytetarëve, jo korrupsionit”, thuhet në reagimin e tij.

Deri më tani, nuk ka pasur një kundërpërgjigje nga kryeministri Rama lidhur me deklaratat e deputetit demokrat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related