Këllici: Rama dhe Balluku përgjegjës për bllokimin e akseve në Juglindje

Data

Belind Këlliçi ka reaguar ashpër për situatën e krijuar në akset rrugore të Juglindjes, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren Belinda Balluku si përgjegjës për kaosin dhe dëmtimet e përsëritura të infrastrukturës.

Sipas tij, rrëshqitjet dhe bllokimet e segmenteve kryesore rrugore janë pasojë e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të fondeve publike. Këlliçi pretendon se, ndonëse buxhetet për rrugët janë rritur ndjeshëm, cilësia dhe siguria e punimeve nuk reflektojnë investimet e deklaruara.

Ai thekson se mijëra qytetarë, përfshirë familje dhe studentë, janë detyruar të kalojnë orë të tëra të bllokuar në trafik, pa informim dhe pa zgjidhje alternative, duke e cilësuar situatën si pasojë të “hajdutërisë qeveritare”.

Këlliçi përmendi gjithashtu kërkesën e SPAK për Belinda Ballukun, duke pretenduar se ajo është mbajtur pezull prej më shumë se dy muajsh në Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve. Ai akuzoi kryeministrin se po e mbron ministren për shkak të përfshirjes së tij në aferat e pretenduara.

Sipas tij, situata aktuale jo vetëm që po paralizon akset rrugore, por po dëmton edhe procesin e integrimit europian të vendit.

Deri më tani, nuk ka pasur reagim zyrtar nga qeveria lidhur me këto akuza.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related