Furnizoi “Benz”-in me naftë dhe u largua pa paguar, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë

Data

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia në Bulqizë, pasi dyshohet se furnizoi automjetin me naftë në një pikë karburanti dhe u largua pa kryer pagesën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shupenzë, ku i riu, pasi ka furnizuar mjetin tip “Benz”, është larguar me shpejtësi, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësit të karburantit.

Identifikimi dhe arrestimi

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i pikës së karburantit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë organizuan punën për identifikimin e autorit.

Falë administrimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera, u bë i mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. Xh., 28 vjeç, banues në Bulqizë.

E shkuara penale

Sipas Policisë, 28-vjeçari rezulton i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ai shtet.

Provat materiale

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

  • Automjeti tip “Benz”
  • Një kapuç në formë maske

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme hetimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related