Vrasja në Kavajë për parkimin, arrestohet autori i dyshuar

Data

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së 48-vjeçarit Alket Isufi, ngjarje e ndodhur në lagjen nr. 3 të Kavajë.

Në pranga është vënë 48-vjeçari Land Drejai (i identifikuar nga policia si L. D., alias L. P.), banues në të njëjtën zonë.

Si ndodhi ngjarja

Sipas njoftimit zyrtar, më 21.02.2026, rreth orës 14:22, gjatë një konflikti për motive të dobëta – që dyshohet të ketë nisur për një vend parkimi – autori ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) 48-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.

Pas ngjarjes, i dyshuari është larguar nga banesa, por pas disa orësh kërkimesh intensive u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i tij.

Provat materiale

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar thika që dyshohet se është përdorur në krim.

Operacioni u realizua nga:

  • Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë
  • Forcat e Posaçme “Shqiponjat”
  • Forcat Operacionale të DVP Durrës

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related