Harrojeni Shkurtin/ Meteorologia: Pas 8 ditësh rikthehet dielli

Data

Reshjet e vazhdueshme të shiut do të vijojnë edhe gjatë kësaj jave, ndërsa muaji shkurt po mbyllet me temperatura mbi mesataren shumëvjeçare.

E ftuar në një studio televizive, meteorologia Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave bëri të ditur se për ditën e sotme dhe të nesërme priten reshje mesatare deri në intensive në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan.

Sipas saj:

  • Të mërkurën do të ketë ndërprerje të përkohshme të reshjeve dhe ulje të temperaturave.
  • Në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore, kryesisht në Alpe dhe zonat lindore.
  • Të enjten reshjet rikthehen në të gjithë vendin.

Temperaturat për ditën e nesërme parashikohen:

  • 9–10°C në bregdet
  • 6–9°C në zonat e ulëta
  • -1 deri në 4°C në zonat malore

Ndërsa të mërkurën në zonat malore temperaturat minimale mund të zbresin deri në -5°C, duke krijuar rrezik për ngrica në rrugë. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar.

Sipas parashikimit, muaji mars pritet të sjellë përmirësim të motit dhe rikthimin e diellit pas disa javësh me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related