Për shkak të trafikut të rënduar pas bllokimit të aksit nacional Librazhd–Prrenjas, në zonën e quajtur “Arrat e Gurrës”, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka dhënë udhëzime për drejtuesit e mjeteve që të përdorin rrugë alternative.
Rrugët alternative të rekomanduara:
Për autoveturat:
- Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
- Qafthanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Për mjetet e tonazhit të rëndë:
- Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
ARRSH u kërkon drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës mirëkuptim, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore deri në normalizimin e plotë të qarkullimit.
