Gaz lotsjellës te selia e PD, Berisha paralajmëron kundërpërgjigje

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi ashpër pas përdorimit të gazit lotsjellës në afërsi të selisë së PD-së gjatë protestës së djeshme.

Në një deklaratë publike, ai paralajmëroi se nëse, sipas tij, do të ketë sërish sulme ndaj selisë së PD-së, atëherë do të ketë kundërpërgjigje ndaj selive të Partisë Socialiste në të gjithë vendin.

“Sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme ndaj selive të PS në të gjithë vendin”, u shpreh Berisha, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Deklaratat vijnë në një klimë të tensionuar politike, pas përplasjeve mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku u përdor gaz lotsjellës dhe mjete të tjera për shpërndarjen e turmës.

Autoritetet nuk kanë reaguar ende zyrtarisht mbi deklaratën e fundit të kreut të opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related