Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë një 42-vjeçar në zonën e Unazës së Madhe, gjatë një operacioni të koduar “Ndalesa”.
Në pranga ka rënë Vilson Shima, banues në Tiranë, i cili u kap duke transportuar 10 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që sipas policisë dyshohet se ishte për qëllime shitjeje.
Çfarë u sekuestrua?
Gjatë kontrollit në automjet dhe në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi:
- 10 kg kanabis
- 2 armë zjarri pistoletë
- 2 silenciatorë
- Municion luftarak
Operacioni u zhvillua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.
