Një aksident i rëndë në SHBA për pak sa nuk u kthye në tragjedi, kur një automjet doli nga rruga dhe u përplas pranë një banese, shumë afër vendit ku ndodheshin një nënë me dy fëmijët e saj.
Pamjet filmike tregojnë momentin dramatik, teksa nëna përpiqet me shpejtësi të tërheqë djemtë për t’i shpëtuar nga përplasja. Automjeti i merr përpara, por fatmirësisht të tre shpëtojnë gjallë.
Sipas autoriteteve, drejtuesja e makinës, një 68-vjeçare, dyshohet se po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Ajo është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Nëna ka pësuar lëndime në shpinë dhe qafë, ndërsa djali i vogël po merr trajtim për dëmtime në këmbë. Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.
