Shtrëngim dore formal dhe fjalim ‘me sharrë’ ndaj OKB-së

Data

Pjesëmarrja e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Uashington ka nxitur reagime dhe analiza mbi mesazhet politike dhe raportin me presidentin amerikan Donald Trump.

Analisti Genc Burimi e cilësoi ndërveprimin mes Trump dhe Ramës si minimal dhe formal, duke theksuar se presidenti amerikan i rezervoi kryeministrit shqiptar vetëm një shtrëngim dore protokollar. Sipas tij, ndryshe nga Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pati një komunikim më të përzemërt dhe personal me Trump.

Burimi u shpreh se në fjalimin e tij, Rama u përpoq të përshtaste mesazhin me linjën e Trump, por rezultoi kontradiktor, sidomos në raport me OKB-në. Sipas analistit, ndërsa Rama kritikoi Organizatën e Kombeve të Bashkuara, vetë Trump e mbylli fjalimin me tone vlerësuese ndaj saj.

Ai shtoi se Rama ka ndjekur gjithmonë linjën e administratës amerikane në fuqi, duke përmendur qëndrimet e mëparshme gjatë presidencës së Joe Biden dhe ndryshimin e tonit me rikthimin e Trump.

Në përfundim, Burimi theksoi se pavarësisht debateve politike, Shqipëria si vend mbetet e orientuar qartësisht drejt SHBA-ve dhe nuk duhet identifikuar vetëm me figurën e kryeministrit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related